Blegtorët kërcënojnë ekipin e Serie A, pastaj derdhin qumështin së bashku

9 Shkurt 2019
15:14
Alfred Lleshi
back button

Protesta e fermerëve për çmimin e qumështit përhapet në të gjithë Sardenjën. Në fund të mëngjesit të sotëm, një grup blegtorësh u grumbulluan para dyerve të qendrës sportive “Assemini”, ku stërviten lojtarët e Cagliarit. Ata parkuan veturat dhe kërkuan të flasin me lojtarët e klubin. 

Dikush prej tyre kërcënoi të qëndrojë aty deri vonë, deri kur lojtarët të largohen nga qendra sportive, për t’u grumbulluar pastaj për ndeshjen e nesërme kundër Milanit. Policia ndërhyri në vend. 

Përfaqësuesit e blegtorëve protestuan aty për të kërkuar solidaritetin e klubit: "Ne jemi këtu në mënyrë paqësore. Duam që ekipi të bashkohet me betejën tonë. Kërkojnë që qumështi të paguhet me koston reale, që edhe ne të jetojmë”. 

Në shenjë solidariteti, disa lojtarë, duke përfshirë Nicolò Barella, iu bashkuan protestuesve dhe derdhën qumështin në tokë, një gjest simbolik ky. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit