Blerja e bujshme e Juventusit debuton në miqësore: Tani dua një vend si titullar

18 Gusht 2019
14:55
Telesport
back button

Në miqësoren që Juventusi fitoi 1-0 ndaj Triestina debutoi me fanellën bardhezi edhe mesfushori Aaron Ramsey. Lojtari erdhi këtë verë nga Arsenal me koston zero, por ka qenë i dëmtuar. Duke folur për “Sky Calcio”, mesfushori britanik tha: “Jam krenar për debutimin tim dhe i lumtur që pas kaq shumë kohësh luajta. Si ndihem? Në formë, mendoj se rikuperimi ka shkuar mirë”.

Gjithsesi, 28-vjeçari shprehet se ende nuk është në 100% të formës. “Mund të përmirësohem ende për të ndihmuar skuadrën. Jam i karikuar dhe gati për këtë aventurë të re. Është një eksperiencë e re për mua: Kampionat i ri, skuadër e re”, u shpreh Ramsey.

Tani pres që të zhvilloj ndeshjen time të parë zyrtare me fanellën e Juventusit. Faza përgatitore ka shkuar mirë dhe duhet të përpiqemi që të adaptohemi me idetë dhe lojën që kërkon trajneri ynë. Mendoj se skuadra është në formë dhe do të zhvillojmë një sezon të mirë”, tha Ramsey.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit