“Përshëndetje të gjithëve! Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar për Milan, një klub i madh dhe me një histori të shkëlqyer. Ju premtoj se do të jap më të mirën time dhe do të luftoj për këto ngjyra. Forza Milan!”…
Mesazhi i parë i Fikayo Tomorit te Milani është ky. Futbollisti anglez, pasi u largua nga Chelsea dhe firmosi në huazim deri në fund të sezonit me kuqezinjtë, është dukur mjaft i lumtur teksa nesër pritet të shkojë në pankinë në Milan-Atalanta.
Ai ka zgjedhur nr.23 ndërsa Lampard, trajneri i tij te Chelsea, e ka përshëndetur kështu sot: “Fikayo ka bërë një rrugëtim të shkëlqyer! E kam ndjekur dhe është rritur me mua. Do të bëhe një top player, si në huazim, si nëse do të largohej përfundimisht”.