Blero i befason të gjithë teksa zbulon eksperiencën e tij me Ibrahimovic

20 Janar 2019
18:01
back button

Këngëtari shqiptar Blero, në emisionin “Prive” ka zbuluar 10 gjërat që nuk i dinim për të. Një ndër gjërat më interesante është eksperienca para 16 vitesh me futbollistin më karrierë ndërkombëtare Zlatan Ibrahimovic, konkretisht këngëtari ka thënë:

 “Ju e dini që unë e dua futbollin, por një gjë që nuk e dini, diçka interesante, është se kur ka qenë më i ri, kam qenë aktiv në futboll në Suedi dhe kam luajtur njëherë ndaj Zladan Ibrahimovic. Ekipi im ka luajtur ndaj ekipit të tij në Kupë të Suedisë, atëherë ka qenë thjesht një lojë por tani pas 16 vitesh, kur shoh që ai është bërë yll botërorë në futboll, legjendë, është interesant t’i tregosh dikujt që ke luajtur ndaj tij.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit