Bllokimi i Rinasit, e pëson edhe kombëtarja kuqezi. Humbet ndeshjen e Europianit

8 Prill 2021
12:11
Alfred Lleshi
back button

Greva e kontrollorëve të Aerportit “Nënë Tereza”, edhe pezullimi i fluturimeve për këtë shkak, ka krijuar mjaft problem për udhëtimet jashtë vendit. Edhe kombëtarja shqiptare e futsallit nuk do ta zhvillojë ndeshjen e eliminatoreve të Europianit 2022 me Ukrainën, e programuar për t’u luajtur më 11 prill 2021 në Zaporizhia, sipas faqes zyrtare të FSHF-së.

Zyra e shtypit në këtë institucion bën me dije se shkak për këtë ndryshim të programit është bërë bllokimi i fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës. Kombëtarja duhet të ishte nisur që mëngjesin e së enjtes drejt Ukrainës, por e ka pasur të pamundur. Federata Shqiptare e Futbollit ka vënë menjëherë në dijeni UEFA-n për situatën e krijuar dhe për pamundësinë e udhëtimit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit