Blogerja publikon foton, që Pique nuk do të donte kurrë: Dëgjo, humbës! Karma është e ndyrë dhe do ta kafshojë bythën tënde të ndyrë

23 Qershor 2022
10:10
Alfred Lleshi
back button

Blogerja suedeze Katrin Zytomierska është hakmarrë ndaj Gerard Piqué dhe ka shpërndarë publikisht foton që të gjithë kërkonin. Futbollisti i Barcelonës, ​​i ndarë së fundi nga Shakira, mori pjesë në një event teknologjik në Stokholm, shoqëruar nga një bionde misterioze me të cilën dyshohet se ka nisur një lidhje të re.

Ai nuk ka preferuar ta përshëndesë një fëmijë që mezi po e priste në kryeqytetin suedez dhe ka përfunduar duke marrë hakmarrjen e nënës së tij.

Në një nga zonat e hyrjes së eventit, Katrin, prezantuese televizive dhe pronare e një restoranti, u afrua me tifozin e saj të vogël të futbollit në mënyrë që Pique të ndalonte për një moment dhe ta përshëndeste. Mirëpo, qendërmbrojtësi ka vazhduar rrugën duke e injoruar të miturin dhe shkaktuar zemërimin e nënës së tij.

Duke përfituar nga mijëra ndjekësit e saj në rrjetet sociale, Zytomierska ka shpërndarë një foto të Gerard-it, i mbuluar me kapuç dhe i shoqëruar nga një grua bionde, fytyra e së cilës i duket paksa. Futbollisti ishte përpjekur të mbronte në çdo moment identitetin e të resë dhe mezi ishte parë me të, por dhimbja e një nëne të plagosur ka përfunduar në zbulimin e sekretit.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Katrin ka shkruar një mesazh kundër Piqué, ku e akuzon atë se ia ka marrë mendjen fama. “Dëgjo, humbës! Ndoshta të gjitha vajzat në festë donin të të vinin në krevat, por kur të pashë, mendova vetëm për djalin tim.

Dhe erdha drejt e te ti. Të kërkova të përshëndesje djalin tim. Ti më the jo. Po pse?, – filloi të shprehej blogerja dhe prezantuesja. – Sepse je një djalë që mund të driblosh me topin? Kjo nuk më bën shumë përshtypje.

E trishtë është që fama të ka marrë mendtë dhe kjo është patetike. Ju jeni thjesht një djalë me një top. Unë vetë kam një djalë me top. Por ju e dini se karma është e ndyrë dhe ajo do ta kafshojë bythën tënde të ndyrë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit