B*mba nga Italia. Allegri drejt stolit të gjigantëve të Serie A

24 Shtator 2020
10:42
Alfred Lleshi
back button

Massimiliano Allegri dëshiron të kthehet në stol. Pas një viti pushim, ish-trajneri i Juventusit është gati të kthehet, po pret ofertën e duhur. Kjo mund t’i vijë nga Roma, skuadra verdhekuqe.

Sipas “Corriere dello Sport”, pronari i ri i klubit nuk duket i bindur të vazhdojë me Paulo Fonseca. Ambienti rreth portugezit nuk duket më aq i mirë sa disa muaj më parë dhe familja “Friedkin” do të dëshironte të tregonte menjëherë shenja të ndërprerjes së lidhjeve me menaxhimin e Pallotta.

Për më tepër, ish-trajneri i Shakhtar duhet të rikuperojë marrëdhëniet me kapitenin Edin Dzeko, e cila është e vështirë për t’u rregulluar. Përveç kësaj, ekziston edhe një çështje e përparësisë: zgjedhja e trajnerit konsiderohet më e rëndësishme sesa e drejtorit sportiv.

Allegri duket i gatshëm të kthehet, pasi kishte pasur kontakte me PSG dhe Interin gjatë verës. Të dyja pistat në fjalë rezultuan boshe. Në mënyrë që të kthehet në stol, trajneri është gjithashtu i gatshëm të shkurtojë pagën e tij.

Nuk ka pasur ende kontakte të drejtpërdrejta me Romën, por Max do ta merrte në konsideratë hipotezën verdhekuqe. Emra të tjerë do të ishin ata të Maurizio Sarri, ende i lidhur me Juven, dhe i Ralf Rangnick, i konsideruar më shumë menaxher sesa trajner.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit