BMW Seria 7, luks, fuqi dhe motor hibrid

17 Janar 2019
20:42
back button

BMW do të hedhë në treg këtë vit Serinë 7, që është praktikisht në mesin e karrierës dhe tashmë pëson ndryshime të rëndësishme për të qëndruar në elitën e makinave të kësaj kategorie, ku do të hidhet në treg edhe Audi A8 i ri, por është paralajmëruar edhe Mercedes Klasi S i rinovuar.

Seria 7 e BMW është më e madhe se më parë dhe mbi të gjitha do të jetë të reja teknike e teknologjike që janë prezantuar në modele të tjera të markës.

Në bazë të strategjisë së re prezantuar nga presidenti Harald Krüger në 2017, BMW tashmë i vë një theks më të madh luksin brenda makinës, aty ku ka edhe përmirësime teknologjike të rëndësishme.

Ashtu si paraardhësi i vet, Seria 7 ofrohet në versionin standard dhe versionin më të gjatë, por të dyja modelet janë rritur me 22 milimetra, duke shkuar në 5,12 metra dhe 5,26 metra.

Pamja e përparme e makinës është ndryshimi më i madh në aspektin e stilit, sepse pjesa e përparme e kofanos është rritur ndjeshëm, 40% më e madhe se në krahasim me Serinë 7 të BMW-së.

Ndryshim madhor te motori, sidomos për sa i përket atij 745e, motor hibrid, me 394 kuaj fuqi, motor 3 litra turbo benzinë, me 286 kuaj fuqi, plus njësi elektrike me 113 kuaj fuqi. Bateria me jone litiumi siguron deri në 58 kilometra në modalitetin elektrik dhe propozohet në specifikën me tension të lartë, prej 355 voltësh.

Për sa i përket motorit turbo benzinë V8 4.4 litërsh, janë plot 80 kuaj fuqi më shumë në BMW 750i xDrive, që shkon në 530 kuaj fuqi. Në majë mbetet M760Li xDrive, me motor V12 6.6 litra prej 585 kuaj fuqi.

Çmimet? Nga 95.000 euro deri në 180.000 euro, në varësi të versionit që dëshironi, gjithnjë nëse ua mban xhepi t'i afroheni.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit