Boateng: Ronaldo? Messi është diçka tjetër, nuk është normal…

25 Nëntor 2020
9:19
Alfred Lleshi
back button

Nga Barcelona te Monza, nga ëndrra e Champions-it te dëshira për ta ngjitur klubin e Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani në Serie A. Një karriere e jetuar gjithmonë me një mijë në orë, midis Gjermanisë, Italisë, Spanjës, Anglisë dhe Turqisë. Ai është një njeri i botës, Kevin-Prince Boateng.

Në intervistën me Linea Diletta në DAZN, futbollisti do të nënvizonte: “Unë kam ashpërsi dhe përpikëri nga Gjermania, ritëm dhe pasion për muzikën nga Gana, por në fund të fundit ndihem gjithashtu shumë italian. Ai gol kundër Barcelonës? Nuk e di si erdhi, boh, u ndjeva sikur po fluturoja pas atij goli. Gjëja absurde është që ne e humbëm atë ndeshje kundër Barcelonës, por të gjithë u sollën sikur të kishim fituar. Pas ndeshjes, në restorant, të gjithë u ngritën për të duartrokitur, të gjithë festuan, unë isha i vetmi që mendoja: oh, por kemi humbur sonte. Natyrisht, duke shënuar një gol si ai kundër ekipit më të mirë, në atë moment, mbetesh në kujtesë përgjithmonë.

Gjashtë muajt në Barcelonë ishin të pabesueshëm. Në fillim nuk e besova, mendova se Espanyol i Barcelonës po më kërkonte, jo vetë Barcelona. Stërvitja me Messin më la pa fjalë. Gjithmonë kisha thënë që Cristiano Ronaldo ishte më i forti në botë, por Messi është një gjë tjetër, nuk është normal. Unë isha duke u stërvitur me të dhe, për herë të parë në karrierën time u ndjeva i varfër. Ai bënte disa gjëra të mrekullueshme. Unë u ndjeva sikur thosha: Do të rri ta shkoj, do të ndaloj së luajturi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit