Boateng s’ka dyshime: Bayern do të arrijë një nivel tjetër falë tij

24 Maj 2020
21:31
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi i Bayern Munich, Jerome Boateng, ka folur për transferimin e mundshëm të Leroy Sane nga Manchester City te bavarezët.

Sane pritet t’i bashkohet Bayern-it këtë verë, me gjigantët e Gjermanisë që po negciojnë për të arritur një marrëveshje me klubin anglez.

“Leroy është një futbollist i madh”, ka thënë Boateng për Ëelt am Sonntag.

“Falë cilësive të tij, ai mund të jetë në gjendje ta ndihmojë skuadrën të arrijë një nivel tjetër”.

Drejtuesi i City-t, Txiki Begiristain, kërkon 80 milionë euro për Sane, kontrata e të cilit me Qytetarët skadon në verën e 2021-shit.

Bayern mësohet të ketë arritur një marrëveshje 5-vjeccare me lojtarin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit