Boban zbulon marrëveshjen prej xhentëlmenësh me Ibrahimoviç

7 Gusht 2020
8:58
Alfred Lleshi
back button

Zvonimir Boban nuk është më menaxher i Milanit, por zemra e tij do të mbetet gjithmonë kuqezi. Dhe në fakt, për mikrofonat e “Gazzetta dello Sport”, ai konfirmon se nuk mban mëri ndaj ish-klubit të tij apo pronarëve aktualë. Kroati flet me zemër të hapur si gjithmonë. Lidhur me Zlatan Ibrahimoviç zbulon një detaj josekondar, që ka të bëjë me nënshkrimin e tij, në janar.

“Pas merkatos verore, vitin e kaluar, unë deklarova se kemi nevojë për dy lojtarë me përvojë. Me Ibrahimoviç dhe Kjaer, plus me shpërthimin e jashtëzakonshëm të Rebic, i cili është një golashënues dhe lojtar me përvojë të mirë, Milani është bërë shumë më i pjekur dhe vetëbesues. Si rezultat, pothuajse të gjithë lojtarët u përmirësuan.

Megjithatë, sa i përket Ibrës, unë kërkova që në shkurt ta rinovonte kontratën, sepse kishim një marrëveshje zotërinjsh me të. Pakti ishte që, nëse nuk paraqitej mirë, Ibra do të ndalej vetë. Në fakt, unë isha i sigurt që nuk do të kishim probleme me të, sepse Zlatan është i vetëdijshëm për veten dhe trupin e tij. Sidoqoftë, rinovimi në atë moment nuk mundi të bëhej, le të themi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit