Bogdani këshillë Wandas dhe Icardit, bëhet drejtues i Interit për një ditë!

21 Korrik 2019
16:59
Eraldo Harlicaj
back button

Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani, ka folur gjatë për "Tuttomercatoweb". Ai ka dhënë opinionin e tij për situatat në merkaton e Serise A. "Bogu" nuk ka harruar të flasë dhe për mbrojtësin e Shqipërisë, Elseid Hysaj. 

Hysaj – "E ka provuar se është një lojtar fantastik. Ai i ka luajtur të gjitha ndeshje dhe mund të luajë në çdo skuadër të mirë. Ai ishte me mua në kombëtaren e Shqipërisë, e vlerësoj. Shkodrani mund të luajë si mbrojtës i djathtë, por përdor dhe të majtën po aq mirë". 

Interi – "Dzeko apo Lukaku? Më pëlqen më shumë Lukaku. Ai është i ri dhe i fortë. Për mendimin tim, tek Interi mund të bëjë shumë mirë. I përshtatet lojës së Antonio Contes". 

Icardi – "Ai është një sulmues që shënon gjithmonë gola. Klubi ka bërë zgjedhjen e tij, ai është një lojtar fantastik që mbetet jashtë ekipit. E shohim shumë mirë te Napoli me Ancelottin, por dhe te Juventusi. Wanda? Nuk është gjë e mirë që përfshihen punët. Diskutimet e shtëpisë duhet të mbeten brenda mureve, ndërsa punët jashtë derës. Fakti që Wanda Nara shfaqet si opinioniste duke thënë shumë gjëra, nuk është aspak e bukur". 

Trajneri – "Kam fituar shumë eksperiencë me Shqipërinë. Isha si ndihmës një vit e gjysmë dhe kapëm Europianin. Jam i kënaqur dhe me punën që kam bërë me moshat e Shqipërisë. Modeli? Kam patur fatin të takoj Conten. E di si punon dhe më pëlqen mënyra e tij. Më pëlqën dhe loja e Sarrit. Niveli i trajnerëve në Seria A është rritur. Po pres një mundësi të mirë për vete, po përmirësohem çdo ditë. Kam parë shumë ndeshje, dua të provoj veten". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit