Bogdani “skanon” transferimin e Kumbullës: Investim i shkëlqyer, i meriton 30 milionët e Romës

17 Shtator 2020
9:37
Alfred Lleshi
back button

Duke folur në frekuencat e “Teleradiostereo”, Erjon Bogdani, ish-trajneri i U-19 së Shqipërisë, bëri “skanerin” e Marash Kumbullës, shqiptarit 20-vjeçar që po i bashkohet Romës:

Bogdani, Kumbullën e kishit në ekipin tuaj kombëtar. Çfarë lojtari po blen Roma?
Roma ka marrë një mbrojtës të shkëlqyeshëm, ka bërë një investim të zgjuar. Ai është një lojtar i datëlindjes 2000, ka luajtur me mua në ekipin kombëtar U-19, edhe pse ishte nën këtë moshë. Ka pasur përmirësim, një rritje shumë të rëndësishme si futbollist. Sezonin e kaluar luajti një kampionat të mirë.

A është çmimi i blerjes (30 milionë euro) shumë i lartë?
Çmimi i tij nuk është i ekzagjeruar, kishte shumë ekipe që interesoheshin për Marash Kumbullën. Roma, e përsëris, ka bërë një goditje të madh. Ajo ka blerë një lojtar, i cili tashmë konsiderohet titullar në ekipin kombëtar.

A ka personalitet të përballojë presionin romak?
Roma duhet të mbrojë investimin e bërë. Kumbulla arrin në një vend të vështirë, por vjen të luajë për një ekip të fortë. Tani varet nga ai.

Cila është pika e tij e dobët, në të cilën do të duhet të punojë Fonseca?
Në Serie A duhet të përmirësohesh gjithmonë, ka shumë sulmues të fortë. Ai është një lojtar i gjatë, disa thonë se është i ngadaltë, por kjo nuk është e vërtetë. Marash e lexon shumë mirë lojën, ka qasjen e duhur të pozicionimit. Unë e ndoqa shumë sezonin e kaluar dhe më bëri përshtypje, veçanërisht në ndeshjen Verona-Inter, ku markoi Lukakun. Në atë përballje luajti shkëlqyeshëm.

Roma luan një futboll të caktuar. A është gati për këtë realitet të ri?
Me mua, ai luajti në mbrojtjen me 4 lojtarë, si i majtë qendror. Marash është një lojtar që ka personalitet, i cili nuk ka frikë të dalë përpara, për të mbështetur aksionin. Po flasim për një djalë 20 vjeç, që di të përshtatet me sistemet mbrojtëse.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit