Bojkoti i Superiores nga presidentët, Meta del në krah të ligës!

23 Shtator 2020
21:54
Eraldo Harlicaj
back button

Superiorja nuk do të rinisë deri në momentin që qeveria të plotësojë 4 kërkesat kryesore të Ligës Profesioniste të Futbollit. Deputeti Fidel Ylli po mundohet që të zgjidhë krizën, por diçka e tillë nuk po ndodh.

Dhjetë klubet e Superiores nuk heqin dorë nga 4 kërkesat e tyre dhe kanë bojkotuar kampionatin. I fundit që ka reaguar në lidhje me diçka të tillë është presidenti Ilir Meta. “Kriza e thellë kushtetuese, institucionale dhe përfaqësuese po përshkallëzohet në përmasa shqetësuese në të gjithë sektorët.

“Futbolli shqiptar, krenaria jonë kombëtare, prej javësh ndodhet në një ngërç, për shkak të vendimit për shtyrjen e datës së fillimit të kampionatit të Kategorisë Superiore, sezoni 2020/2021, që duket se do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar në mungesë të vullnetit për gjetjen e një zgjidhjeje të menjëhershme.

“I njohur me kërkesat e drejta të Ligës Profesioniste të Futbollit, i bëj thirrje qeverisë që përmes dialogut, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të angazhohet për t’i rikthyer frymëmarrjen futbollit shqiptar, që ka kohë që ndodhet në vështirësi dhe sot kërkon vëmendje e mbështetje nëpërmjet një baze të sigurt ligjore”, – shkruan Meta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit