Boksi shqiptar rikonfirmon Kalivopullin në krye të Federatës

9 Korrik 2020
10:01
Telesport
back button

Florend Kalivopulli është rizgjedhur në krye të Federatës Shqiptare të Boksit, duke siguruar një mandate të dytë në krye të këtij sporti. Ka qenë ky verdikti i dalë nga Asambleja e FSHBo-së, e zhvilluar në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” në kryeqytet.

Përballë Kalivopullit ishte Jani Nano, në një sfidë të bukur për kreun e FSHBo-së, por presidenti i rizgjedhur fitoi 10-5 me vota, duke siguruar mandatin e dytë. Kalivopulli do të jetë kështu edhe për 4 vite të tjera në krye të boksit shqiptar.

Gjatë asamblesë u diskutua edhe për të ardhmen e këtij sporti, në hapat dhe planet që do të ndërmerren gjatë viteve në vijim. “Boksi është në rrugë të mbarë”, tha Kalivopulli pas rikonfirmimit si president.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit