Boksieri i pamposhtur amerikan: Do ta kem për nder t’i tregoj vendin Tyson Fury

2 Qershor 2023
12:54
Telesport
back button

Boksieri 34-vjeçar amerikan Jarrell Miller, i pamposhtur në karrierën e tij (26 fitore e 1 barazim) ka deklaruar sot për “Daily Mail” se ai është për momentin kandidati më i fortë dhe më i mirë për të dueluar për titullin kampion në peshën e rëndë. Për pasojë, ai fton në duel boksierin e pamposhtur britanik Tyson Fury, që mban titullin e kategorisë WBC.

Fury nuk ka gjetur ende një rival për të dueluar këtë vit edhe pse është përfolur për disa emra, si Anthony Josha, Zhilei Xhang apo një rival nga Australia (Damsey McKean). Madje është përfolur edhe për një sfidë me kampionin e botës në peshën e rëndë në artet marciale mikse (MMA) Jon Jones.

Miller, përmes një postimi në rrjetet sociale fton Fury në ring: “Dëgjo, i dhoni atij djali, Tyson Fury, se kam dëgjuar se po kërkon një rival për t’u përballur. Mjaft u përdrodhe, ti e di se kush është më i mirë, opsioni yt më i mirë”.

Djali që po kërkon është këtu, para teje dhe të sfidon. Njerëzit e tu le të telefonojnë të mirë, të punojmë për paratë dhe ta organizojmë duelin. Gipsy King kundër Big Baby, është e bukur edhe kur e dëgjon. Do të ishte një nder për mua të mundja by*hën tënde. Le ta organizojmë këtë sfidë”, tha Miller.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit