Boksieri italian që mundi Wilder dhe Usyk brenda pak ditësh në Olimpiadë

2 Prill 2020
10:21
Telesport
back button

12 vite më parë, në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, në peshën e rëndë në boks, garonin dy nga yjet aktualë të këtij Divizioni, si amerikani Deontay Wilder dhe ukrainasi Oleksander Osyk (përfaqësonin vendet e tyre). Gjithsesi, atë vit, asnjë nga këta dy boksierë nuk arriti të fitojë medaljen e artë apo të shkojë në finale.

Wilder dhe Usyk, që më pas u bënë boksierë profesionistë dhe u shpallën kampionë bote, në atë Olimpiadë u eliminuan nga boksieri italian Clemente Russo. Usyk u mund në çerekfinale, ndërsa Wilder në gjysmëfinale. Russo, sot 37 vjeç, nuk u bë kurrë një boksier profesionist dhe në atë Olimpiadë fitoi medaljen e argjendtë.

Wilder dhe Russo ne Rome

Gjithsesi, sot, Russo mund të krenohet që ka mundur brenda pak ditësh dy ikona të sportit të boksit. Russo sot është polic, fitues i 2 medaljeve të argjendta olimpike dhe fitues i World Series of Boxing. Usyk arriti të hakmerret ndaj Russo katër vit më vonë, kur e mposhti italianin në finalen e “Londër 2012”.

Nuk ishte një boksier shumë i fortë, pasi nuk kishte një grusht të fortë. Kjo humbje për mua edhe sot mbetet një enigmë”, tha Wilder për Russo, që më pas e ka takuar në Itali, disa vite më vonë, kur ishte kampion bote në peshën e rëndë. Ndërsa Usyk u bë kampion bote një Divizion më poshtë, në peshën “light heavyweight”.

Russo dhe Usyk ne Olimpiade

Lajme të tjera

Lajmet e fundit