B***t kthehen në modë, por ky lojtar e tepron me gjestin e tij (Video)

20 Mars 2019
12:30
back button

Shenja e bërë nga Diego Simeone dhe e pasuar nga Cristiano Ronaldo ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës. Normalisht një ndër shembujt më negativ për t’u ndjekur nga futbollistët e tjerë.

Megjithatë në ligën gjysmë-amatore të Turqisë, në ndeshjen Sanliurfa-Siverek, lojtari Mahmut Onur Toprak nuk i ka mbajtur dot nervat pasi skuadra e tij barazoi në këtë ndeshje, teksa vetëm fitorja iu bënte punë.

Ai iu është drejtuar tifozëve kundërshtarë dhe iu ka treguar organin gjenital duke i ofenduar rëndë. Për këtë veprim është ankuar skuadra kundërshtare dhe është hapur një hetim ndaj lojtarit, i cili me të gjitha gjasat do të marrë një dënim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit