Bolt jep lajmin e madh: Dua që ajo të më shohë ashtu si Gianna vështronte Kobe

19 Maj 2020
10:51
Telesport
back button

Usain Bolt, njeriu më i shpejtë në botë, është bërë baba. Rekordmeni i botës në 100 dhe 200 metra ka komunikuar në rrjetet sociale se është bërë bara i një vajze.

Bashkëshortja e tij, ish-modelja Kasi Bennett ka lindur në Kingston, në Xhamajkë. Gjatë muajve të fundit të shtatëzanisë ajo ka qëndruar në një jaht, për të evituar që të infektohej nga coronavirus.

Në një koment të shkurtër ai tha: “Jam i lumtur, jemi të gjithë të lumtur. Dua që kur të rritet ajo të më shohë në të njëjtën mënyrë, dëshuri, adhurim e respekt ashtu sikurse Gianna shihte Kobe Bryant”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit