“Bom*a” nga Franca: Mbappé i ka kërkuar PSG të largohet

23 Qershor 2021
12:42
Alfred Lleshi
back button

Kylian Mbappé dëshiron të largohet nga PSG dhe nuk është i gatshëm të rinovojë kontratën e tij, e cila skadon pas një viti. Transmetuesi francez “Rmc Sport” e raporton këtë lajm. Ylli francez tashmë ka kërkuar të largohet nga “Parce des Princes”.

Duke pasur parasysh investimin e bërë për të, blerjen nga Monaco, Leonardo dhe presidenti Nasser Al Khelaifi gjenden në një situatë shumë të komplikuar. Gjetja e një blerësi potencial, i gatshëm të paraqesë një ofertë të rëndësishme për një lojtar të blerë 180 milionë euro, duket e pamundur në kushtet e krizës aktuale të futbollit, sidomos prej pandemisë.

Ndër klubet e interesuara për sulmuesin spoikat Real Madridi, por presidenti Perez ka tjetër plan. Ai nuk dëshiron të nxjerrë asnjë para nga xhepi, por të presë edhe një vit dhe ta marrë falas yllin e shumëdëshiruar. Një skemë të cilën nuk e ndalon dot as PSG, në kushtet kur Mbappe nuk pranon të rinovojë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit