“Bomba” e merkatos; një klub anglez e do Tottin futbollist në fushë

25 Qershor 2019
10:08
Alfred Lleshi
back button

Kohët e fundit kemi qenë dëshmitarë të konferencës për shtyp të Francesco Totti, i cili dha dorëheqjen nga posti që mbante te Roma. Pas lamtumirës si futbollist, erdhi lamtumira edhe nga roli drejtues, duke i dhënë fund një “martese” besnike 30-vjeçare. Ish-kapiteni i verdhekuqve shigjetoi presidentin James Pallotta dhe këshilltarin personal të presidentit, Franco Baldini, se e kishin anashkaluar dhe injoruar në çdo vendimmarrje, ndaj po largohej me keqardhje të madhe nga klubi i zemrës. 

E megjithatë, legjenda e klubit kryeqytetas thuhet se ka marrë menjëherë propozime të tjera, madje edhe të pakonceptueshme, për t'u kthyer si protagonist në fushën e lojës. Kjo gjë u zbulua nga ish-bashkëlojtari i tij, Marco Borriello, i cili foli për “Sky Sport” gjatë transmetimit të emisionit “Calciomercato”: 

"Totti u kontaktua në Ibiza nga një menaxher i madh i një klubi anglez, për t'u kthyer në fushë, si futbollist". Ky klub mund të jetë Leeds i italianit Andrea Radrizzani. Borriello nuk e konfirmoi këtë, duke lënë, megjithatë, të kuptohej diçka: "A është një klub i Championship, Leeds? Nuk e di".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit