Bomba e merkatos vjen nga Franca, Cavani transferohet në Madrid

16 Tetor 2019
22:07
back button

Edinson Cavani ka arritur marrëveshjen me Atletico Madrid. Bomba e merkatos vjen nga Franca me “Le10Sport” që njofton në lidhje me akordin e gjetur mes qendërsulmuesit të Paris Saint-Germain me klubin e “colchoneros”.

Uruguajani në skadim të kontratës me kampionët e Francës mund të transferohet kështu në Spanjë që në merkaton e janarit, por Atletico Madrid preferon të përfitojë shërbimet e sulmuesit me parametra zero pak muaj më pas, për të nënshkruar në verë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit