Bomba e merkatos, Zidane te Juventus?

19 Maj 2019
9:42
Eraldo Harlicaj
back button

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, riktheu në krye të stolit trajnerin Zinedine Zidane për të nisur një revolucion te madrilenët. Francezi pranoi me kushtin që të ishte i plotfuqishëm në klub. Numri një i klubit ia plotësoi këtë dëshirë me letra dhe palët u puqën sësish. 

Para se të nënshkruante me Realin, Zidane ishte në kontakte me drejtuesit e Juventusit. "Zonja e Vjetër" e donte dhe e do akoma pas largimit të Max Allegrit. Drejtuesit italianë po monitorojnë ngjarjet në kryeqytetin spanjoll, pasi mediet iberike bëjnë me dije se ka patur tension mes Perezit dhe Zidane. 

"Nëse nuk bëj çfarë dua do të largohem nga klubi", – tha Zidane në konferencën për shtyp para Betisit. Një shenjë e qartë e tensionit mes tij dhe Perezit. Kjo ka rritur shpresat e Juventusit sipas asaj që shkruan Republic.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit