“Bomba” e United, marrëveshje për mbrojtësin më të shtrenjtë në histori!

14 Korrik 2019
15:26
back button

Manchester United ka arritur një marrëveshje-rekord prej 80 milionë sterlinash për blerjen e mbrojtësit Harry Maguire nga Leicester.

Ylli i "Dhelprave" dhe kombëtares angleze do të niset për në Manchester të hënën, për kontrollet mjekësore, raporton The Sun.

Sipas tabloidit britanik, Leicester do të marrë 60 milionë sterlina menjëherë dhe 20 milionë të tjera në bonuse të ndryshme.

Në këtë mënyrë, Maguire kalon 75 milionë sterlinat e shpenzuara nga Liverpool në vitin 2018, kur bleu Virgil van Dijk nga Southampton.

United ishte në garë me Manchester City për qendërmbrojtësin 26-vjeçar dhe ka rritur në maksimum ofertën, edhe për faktin se është nën presion të madh për shkak se nuk ka bërë asnjë lëvizje madhore këtë verë.

Leicester e bleu Maguire në vitin 2017, për 17 milionë sterlina nga Hull City, ndërsa tani pritet ta zëvendësojë me Lewis Dunk, i Brighton, për 45 milionë sterlina.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit