BOMBA: Pronarët e Interit ofertë të majme për Gareth Bale!

21 Korrik 2019
15:52
back button

Gareth Bale është në merkato dhe shumë shpejt do të largohet nga Real Madridi, këtë e konfirmoi edhe Zinedine Zidane, në fund të ndeshjes me Bayern Munich.

Të gjithë dyshimet janë se ku do të jetë e ardhmja e 30-vjeçarit, “Mundo Deportivo” ka zbuluar se një ofertë e rëndësishme ka ardhur nga pronarët e Interit, ata të Suning, nuk bëhet fjalë që uellsiani të luajë në Itali, por tek skuadra e tyre tjetër në Kinë, Jiangsu Suning.

Mësohet se kinezët i kanë ofruar kontratë 3-vjeçare me pagë 15 milionë euro në sezon, tani është në dorë të Bale për të vendosur të ardhmen e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit