Bonera: Milani i madh edhe pa Ibrahimovic. Tonali? Ishte vendimtar

27 Nëntor 2020
10:13
Alfred Lleshi
back button

“Ne zhvilluam një lojë shumë të mirë, u shpërqendruam vetëm në atë situatë të golit. Ishim krejt tjetër, në karahasim me ndeshjen e parë”. Daniele Bonera, mbajtësi i stolit të kuqezinjve, që pret tamponin negativ të Stefano Pioli, është i kënaqur me barazimin 1-1 ndaj Lille, në Ligën e Europës. “Ne duhet të fitojmë ndeshjet e tjera, – shpjegon ai për “Sky Sport”. – Mendojmë se mund të kemi sukses duke luajtur si sonte.

Ekziston një identitet i fortë, një frymë ekipi, pjesëmarrja e të gjithëve. Jemi të lumtur me punën e djemve, deri diku edhe me rezultatin. Performanca e mirë e Tonalit? Është pjesë e një udhëtimi, ne kemi besim të plotë tek djali, sonte ishte vendimtar. Ai është një djalë inteligjent dhe serioz, jemi shumë të lumtur me të”.

Milani doli në fushë pa Ibrahimovicin e dëmtuar: “Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, grupi gjithmonë e ka kompensuar mungesën e tij”. Pastaj, një mendim për të ndjerin Maradona: “Unë bashkohem me ngushëllimet e gjithë botës së futbollit. Të gjithë jemi bashkuar me respekt të madh për këtë kampion të madh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit