Boniek dhe Topi i Artë: Dua ta fitojë Lewandowski, por atje njohin vetëm Messi-n dhe Ronaldo-n

26 Tetor 2021
15:23
Denis Hakanaj

Zibi Boniek, zëvendëspresidenti i UEFA-s dhe legjendë e futbollit polak, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me Topin e Artë 2021.

“Mendoj se Jorginho do ta kishte siguruar trofeun nëse do ta kishte shënuar penalltinë e fundit në Wembley, por i ka hapur derën Donnarumma”-s, ka thënë Boniek për France Football.

“Për Topin e Artë voton Afrika, voton Amerika, votojnë të gjithë: atje njohin vetëm Ronaldo-n dhe Mess-in. Kam frikë se Messi mund ta fitojë pasi ka fituar Copa America”, ka vazhduar ish-sulmuesi i Juventus.

“Sipas mendimit tim janë tre që e meritojnë ta fitojnë: Jorginho, Messi dhe Lewandowski. Për mua Robert është më i forti, më pas nuk dihet pse nuk e dhanë vitin e kaluar duke parë se është luajtur, por ai ka fituar gjithçka.

“Mendoj se duhet të fitojë një lojtar që ka fituar diçka konkrete me skuadrën, të gjithë e dimë se Messi është i një kategoria tjetër, por Jorginho ka fituar gjithçka. Unë jam tifoz me Lewa-n, jam shumë kurioz të zbuloj se kush do ta fitojë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit