Bono bën mrekullinë, VAR shpëton Roma-n, Dybala dorëzohet (Video)

31 Maj 2023
22:37
Denis Hakanaj
back button

Në Budapest po luhet finalja e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm të UEFA-s, Europa League mes Sevilla-s dhe Roma-s.

Sevilla ka fituar 6 herë trofeun, duke qenë rekordmene e këtij turneu, me 6 finale të luajtura dhe po aq të fituara.

Përballë sot ka Jose Mourinhon, i cili në karrierën e tij si trajner nuk ka dalë asnjëherë humbës nga një finale e një turneu të madh ndërkombëtar, duke fituar 5 të tilla me Porto-n, Inter-in, Manchester United dhe Roma-n.

Ndeshja që po luhet në Puskas Arena është zhbllokuar në minutën e 35-të. Ka qenë Paulo Dybala që ka shënuar për italianët me një diagonale të bukur pas asistit të marrë nga Mancini.

SEVILLA-ROMA – GOLI I DYBALA – VIDEO

Një gol që është pasuar nga protestat e spanjollëve, të cilët kanë pretenduar për një faull nga Matic në mesfushë gjatë aksionit që çoi skuadrën e Mourinho-s te goli.

Sevilla ka shkuar shumë afër golit të barazimit në minutat e fundit të pjesës së parë me Rakitic. Kroati ka lëshuar një predhë nga distanca duke mposhtur portierin e Roma-s, por është ndalur nga shtylla.

SEVILLA-ROMA – SHTYLLA E RAKITIC – VIDEO

Dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë fati ka qenë nga ana e Sevilla-s. Spanjollët, në fakt, kanë arritur të barazojnë falë një autogoli të Mancini-t.

SEVILLA-ROMA – AUTOGOLI I MANCINIT – VIDEO

Roma ka shkuar shumë afër golit të avantazhit në minutën e 67-të me Abraham. Ka qenë një super pritje e portierit Bono që i ka mohuar golin anglezit.

SEVILLA-ROMA – PRITJA E BONOS – VIDEO

Topi më pas ka përfunduar te këmbët e Ibanez, i cili ka goditur në mënyrën më të keqe të mundshme.

Lajmi tjetër i keq për Roma-n ka ardhur nga Paulo Dybala, i cili ka lënë fushën për shkak të një problemi fizik në vendin e tij është futur Wijnaldum.

SEVILLA- ROMA – PENALLTIA E HEQUR NGA VAR – VIDEO

Në minutën e 76-të, arbitri ka dhënë një penallti për Sevilla-n, por e ka anuluar pas ndërhyrjes së VAR.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit