Bonucci dhe gruaja e tij, tjetër gjest të madh solidariteti

3 Qershor 2020
10:36
Alfred Lleshi

Në fushën e futbollit nuk është rikthyer ende, por Leonardo Bonucci nuk ndalet së vrapuari në fushën e solidaritetit. Pas blerjes së dy makinave portative me ultratinguj, me një vlerë të përgjithshme prej 120 mijë eurosh, dhe dhurimin e tyre spitalit “Città della Salute” në Torino, së bashku me 50 maska ​​me filtër të qarkullimit ajror, Bonucci dhe bashkëshortja e tij, Martina Maccari, vendosën ta bëjnë përsëri donacione në funksion të komunitetit torinez.

Më konkretisht, mbrojtësi i Juventusit dhe gruaja e tij kanë dhuruar 19 mijë maska ​​për qëllime të shumëfishta, të prodhuara nga kompania me bazë në Treviso, “Sire Tessile”. Ato do të shkojnë për llogari të 19 kompanive të angazhuara në mbështetjen sociale të zonës. Realitete që fillojnë nga spitali deri tek rezidencat për të moshuarit, deri tek institucionet e angazhuara për kujdesin e fëmijëve. Maskat janë të bardha, me autografin e shkruar me të zezë nga mbrojtësi i Juventusit në pjesën e gojës. Ato do të dorëzohen në siguri maksimale, duke ndjekur rregullat e distancimit fizik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit