Bonucci: Futbolli nga ndryshuar nga 2006-a. Topi në tribunë, një goditje në zemër

23 Shkurt 2021
16:24
Denis Hakanaj
back button

Leonardo Bonucci, mbrojtësi i Juventus-it dhe Italisë, ka qenë protagonisti i parë i formatit të ri Player Insight i pranishëm në faqen zyrtare të Federatës Italiane të Futbollit.

Mbrojtësi bardhezi ka folur në lidhje me evoluimin e futbollit në nivelin e lojës dhe të mënyrës së stërvitjes.

“Futbolli ka ndryshuar shumë nga Botërori i 2006-ës. Tani mënyra e lojës ka ndryshuar plotësisht dhe duhet të përshtatesh”, ka thënë Bonucci.

“Gjithçka është më e shpejtë, nga mënyra e të menduarit te pozicionimi në fushë, ashtu si edhe mënyra e leximit të situatave. Tani sulmuesi të djeg në një të mijtën e sekondës, gjithçka është bërë më e shpejtë dhe lojtarët që bëjnë diferencën tani ishin lojtarë normale pak vite më parë”.

“Personalisht, e dua këtë futboll dhe si ka evoluuar. Të shikosh një top që përfundon në tribunë kur mund të luhej në një mënyrë tjetër, është një goditje në zemër për mua”, ka shtuar lojtari italian në lidhje me ndërtimin e aksionit nga mbrojtja.

Ndryshimet në aspektin fizik: “Diferencën e bën përgatitja, kujdesi dhe ushqimi. Disa ish-futbollistë ose futbollistë më të vjetër më kanë thënë se më parë nuk ekzistonte një kujdes i tillë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit