Bonucci: Këtë ditë nuk do ta harroj kurrë

19 Nëntor 2019
18:39
back button

Leonardo Bonucci thotë se nuk do ta harrojë kurrë këtë ditë historike, pasi ka firmosur kontratën e re me Juventusin.

Bonucci ka rinovuar me bardhezinjtë deri më 2024, që do të thotë se mbrojtësi do të jetë 37 vjeç kur të përfundojë kontrata.

“Është një ditë historike dhe e paharrueshme,” shprehet ai për Juventus TV. “Për mua, është një ëndërr e bërë realitet. Është një tjetër kontratë e rëndësishme, dhe i kam një borxh të madh presidentit dhe drejtuesve, shokëve të ekipit, tifozëve dhe gjithë njerëzve pranë meje.

Juventusi është shtëpia ime. Firmosja e kësaj kontrate tregon edhe njëherë se sa shumë e dua këtë fanellë. Shpresoj të shënoj më shumë gola, të fitoj më shumë trofe.

Sot është 19 nëntori, numri im është 19-a dhe sot ka ditëlindjen edhe gruaja ime, kjo është një ditë të cilën nuk do ta harroj kurrë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit