Bonucci “shenjtëron” Pirlon: Ai duket më shumë si Allegri sesa Sarri

21 Shtator 2020
9:02
Alfred Lleshi
back button

Leonardo Bonucci ishte protagonist i fitores 3-0 në debutimin e Andrea Pirlo si trajner i Juventusit, duke shënuar një gol kundër Sampdoria. Në fund të lojës, qendërmbrojtësi bardhezi foli për trajnerin e ri dhe ish-shokun e ekipit në mikrofonat e “Sky Sport”. Kujtojmë se deri pesë vite më parë, të dy ndanë dhomën e zhveshjes së “Zonjës së Vjetër” si futbollistë: “Sot Pirlo është trajneri ynë. Ne kemi respektin dhe disponueshmërinë më të madhe ndaj tij, për ta ndihmuar atë. Ne punojmë në një ekip të përbërë nga njerëz të shkëlqyer dhe kampionë”.

Hapësirë krahasimi të “maestros” kishte edhe me paraardhësit, Sarri dhe Allegri. Bonucci nuk ka dyshime në përputhjen e Pirlos me të dytin, mbi të gjitha për një çështje qetësie që transmeton: “Secili trajner ka qasje të ndryshme. Me Sarrin ne lëviznim shumë, sot kemi një presion agresiv, çka na bën të rifitojmë shumë topa. Pirlo ka ndryshuar mënyrën e të kuptuarit të futbollit nga sezoni i kaluar. Ai duket shumë më tepër si Allegri, transmeton shumë qetësi, siç ka bërë si lojtar. Ju mund t’ia jepnit topin midis pesë kundërshtarëve dhe Andrea nuk e humbte atë. Tani po na jep indikacionet e duhura”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit