Bonusi i pashmangshëm që do të paguajë Barcelona për të papërmbajtshmin Lewandowski

3 Shkurt 2023
11:40
Alfred Lleshi
back button

Barça nënshkroi me Robert Lewandowski duke paguar 45 milionë euro fikse te Bayern Munich, ndërsa parashikohet një shumë tjetër prej 5 milionësh në formë bonusesh. Variabla që asnjëra palë nuk i bëri publike, por që në Gjermani përfunduan në media dhe te Barça nuk i mohojnë, sipas burimeve të konsultuara nga “Mundo Deportivo”.

Barça duhet të paguajë 1.25 milionë euro për çdo sezon që sulmuesi polak kalon shifrën e 25 golave ​​në garat zyrtare. Nëse e arrin këtë gjatë katër sezoneve të kontratës me katalanasit, deri në vitin 2026, bonusi do të arrijë në 5 milionë euro, ose në total 50 milionë euro si transferim.

Lewandowskit i mungon vetëm një dopietë që Barça të paguajë atë 1.25 milionë ekstra për sezonin aktual. Më 2022-2023, golashënuesi ka shënuar 23 gola në të gjitha garat: 14 në La Liga, 5 në Champions League, 2 në Kupën e Mbretit dhe 2 të tjerë në Superkupën e Spanjës. Numra të jashtëzakonshëm që ndjekin linjën që ai diktoi edhe me skuadrën bavareze.

Pagesa do të bëhet në mes të sezonit. Me golin e tij kundër Betisit, Lewandowski mbetet golashënuesi më i mirë provizor në La Liga, përpara 11 golave të Joselu (Espanyol) dhe 9 të Benzema (Real Madrid).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit