Boom: E kryer, futbollisti lë Zvicrën për përfaqësuesen e Kosovës

9 Maj 2019
15:22
Eraldo Harlicaj
back button

Kosova bëhet akoma më e fortë, pasi mbrojtësi Florent Hadergjonaj ka njoftuar se do t'i bashkohet "Dardanëve". 24-vjeçari që luan për Huddersfieldin në Premier League e ka marrë vendimin e tij dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Bernard Challandes që në grumbullimin e radhës. 

Futbollisti ka luajtur me të gjitha grupmoshat e Zvicrës, madje ka provuar dhe emocionet e ekipit të parë të helvetëve, por ka hequr dorë për Kosovën. Ai është pajisur me pasaportën e Kosovës dhe tashmë pritet vetëm debutimi. Hadergjonaj do të bëjë shumë punë te kjo përfaqësueses, pasi Challandes ka probleme në mbrojtje. Ai e ka dhënë lajmin përmes profilit të tij në "Facebook".

Njoftimi  – "Përshëndetje të dashur miq. Dua që të ju njoftoj se tani sapo kam marrë pasaportën e Kosovës dhe jam gati që të luaj me fanellën më të bukur në botë. 

"Dëshira ime gjithmonë ka qenë të luaj për vendlindjen time, mirëpo është dashur të vije momenti i duhur. Jam grumbulluar edhe nga Zvicra nga të gjitha grupmoshat deri në ekipin e parë. Nga tani, unë Florent Hadergjonaj jam një Dardan plus për trajnerin Bernard Challandes dhe do të jap gjithmonë maksimumin për Kosovën tonë", – shkruan ai. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit