Boris Johnson, kundër Super League: Ja çfarë do të bëjmë për ta ndalur

20 Prill 2021
16:18
Denis Hakanaj
back button

Edhe Boris Johnson ka dalë kundër Super League.

Kryeministri britanik ka zhvilluar një takim me përfaqësues të federatës angleze të futbollit, të Premier League dhe përfaqësues të disa grupeve të tifozëve.

Në komunikatën zyrtare të publikuar nga zyra e shtypit e Boris Johnson, thuhet:

“Ka theksuar  mbështetjen ndaj autoriteteve të futbollit dhe ka konfirmuar se kanë mbështetjen e plotë të qeverisë për të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për t’i dhënë fund këtij plani”.

“Është e qartë se çdo veprim do të merret në konsideratë dhe se qeveria po eksploron çdo mundësi, duke përfshirë edhe një legjislacion të ri, për të ndalur gjithçka”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit