Borriello tregon stërvitjet brutale me Conte te Juventusi: 196 rrahje zemre në minutë, kam vjellë në fushë…

6 Dhjetor 2023
13:57
Alfred Lleshi
back button

Marco Borriello kthehet për të folur pas disa kohësh. Ish-futbollisti ka zhvilluar një bisedë të gjatë në “Bobo TV”, duke treguar shumë anekdota dhe kuriozitete për karrierën e tij. Një koment për Antonio Conten, trajnerin e tij te Juventusi, është i pashmangshëm:

“Po, kam vjellë në fushë nga lodhja në stërvitje me Conten. Profesor Sassi kontrollonte gjithçka, sidomos rrahjet e zemrës. Kur dikush ulte rrahjet e zemrës vinte paralajmërimi, duhej të rrisnim intensitetin. Me Conte arrita në 196 rrahje zemre në minutë, kufiri i sulmit në zemër”.

Për Borriello, trajneri Conte është një përbindësh në përgatitjen e ndeshjeve: “Ai ishte një forcë që të shpërblente të dielave (ditën e ndeshjeve). Mbaj mend Quagliarella, i cili nga nervat shante në dialektin napoletan. Në fakt, falë një përgatitjeje të tillë ne fituam titullin.

Conte ishte gjithashtu një përbindësh në përgatitjen e ndeshjes, të korrigjon, përmirëson. Të gjithë të heshtur para tij. Ditën e ndeshjes, skuadra ishte në harmoni dhe lëvizte si një fizarmonikë. Një mjeshtër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit