Borussia Dortmund fiton me spektakël dhe merr kreun e Bundesliga-s (video)

17 Gusht 2019
17:28
Denis Hakanaj
back button

Borussia Dortmund ka marrë kreun e Bundesliga-s pas fitores bindëse 5-1 të marrë në shtëpi kundër Augsburg në javën e parë të kampionatit.

Verdhezinjtë, pas golit të realizuar nga Niederlechner në minutën e parë të takimit për miqtë, kanë marrë kontrollin e ndeshjes dhe kanë përmbysur me lehtë augsburg falë golave të Alcacer (3′, 59′), Sancho (51′), Reus (57′) dhe Brandt (82′).

Ndërkohë, Werder Bremen i Milot Rashicës e ka nisur me një humbje 3-1 në shtëpi kundër Dusseldorf sezonin e ri të Bundesliga-s. Hennings (36′), Karaman (52′) dhe Ayhan (64′) kanë shënuar për miqtë. Eggestein (47′) ka realizuar për vendasit pas një asisti të bukur të Rashicës.

Në ndeshjet e tjera, Leverkusen ka mundur 3-2 Paderborn, Wolfsburg ka fituar 2-1 kundër Koln-it dhe Freiburg ka mposhtur 3-0 Mainz-in.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit