Borussia Dortmund ka marrë një fitore të thellë 6-1 kundër Koln në javën e 25-të të kampionatit gjerman të futbollit dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e parë të renditjes.
Siç kuptohet edhe nga rezultati, gjithçka ka qenë e lehtë për verdhezinjtë, të cilët i kanë siguruar tri pikët që në pjesën e parë falë një avantazhi 4-1.
Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 15-të nga Guerreiro dhe dy minuta më vonë ka ardhur goli i dytë i shënuar nga Haller. Reus (32′) dhe Malen (36′) kanë shënuar dy golat e tjerë për vendasit.
Ngushëllimi i vetëm për Koln në Signal Iduna Park ka ardhur në minutën e 42-të me golin e shënuar nga Selke. Gol që nuk e ka frenuar festën e golit të Borussia-s në pjesën e dytë.
Ka qenë Haller që ka shënuar golin e pestë në minutën e 69-të dhe Reus ka fiksuar shifrat në 6-1 një minutë më vonë. Ky i fundit është bërë edhe golashënuesi më i mirë në historinë e Dortmund-it me 161 gola.