Borussia Dortmund, në ankth për Haaland

22 Janar 2022
18:22
Denis Hakanaj
back button

Borussia Dortmund ka fituar sot 3-2 kundër Hoffenheim në Bundesliga, por ka humbur sulmuesin Erling Haaland.

Norvegjezi ka patur një problem muskulor në minutën e 62-të të ndeshjes së luajtur në transfertë.

Haaland, i cili ka qenë autori i një prej tre golave të verdhezinjve, është zëvendësuar menjëherë.

Diagnoza e parë flet për tërheqje muskulore, por në orët në vazhdim do të kuptohet serioziteti i dëmtimit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit