Borussia Dortmund po përgatit ofertën për ish-lojtarin e Bayern

25 Maj 2019
17:24
back button

Borussia Dortmund është shumë e zënë në merkato dhe që tani ka siguruar firmat e Thorgan Hazard, Julian Brandt dhe Nico Schulz. 

Tani, mesa duket i kanë vënë syri sulmuesve më të mirë të Europës. 

Sipas gjermanes Bild, Dortmund po përgatit ofertën për Mario Mandzukic, i cili ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij me Juventus. 

33-vjeçari ka shënuar nëntë gola duke dhënë edhe shtatë asiste në 25 ndeshje të Serie A këtë sezon megjithëse nuk pati ndonjë impakt në Champions League. 

Mendohet se drejtuesit e Dortmund duan një lojtar me eksperiencën e kroatit për të ndihmuar të rinjtë e shumtë në skuadër. 

Mandzukic më parë ka kaluar katër vite në Bundesliga me Wolfsburg dhe Bayern Munich. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit