Borussia Dortmund, Rose jep lajmin e madh për Haaland

19 Nëntor 2021
15:18
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Borussia Dortmund, Marco Rose, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Stuttgart-in:

“Raphael Guerreiro mund të luajë kundër Stuttgart, ka dy javë që stërvitet. Emre Can është në dispozicion dhe mund të aktivizohet për disa minuta gjatë ndeshjes”, ka thënë trajneri i verdhezinjve.

“Stuttgart është një skuadër që ka një lojë intensive dhe agresive kur nuk ka topin. Do të duhet të jemi gati. Haaland? Jemi optimistë mbi faktin se Erling do të kthehet në fushë brenda fundit të vitit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit