Borussia, Favre pranon: Titullin ose sezoni është një dështim

14 Korrik 2019
15:13
Telesport
back button

Skuadra e Borussia Dortmund ka nisur përgatitjet për sezonin e ri me një mision të qartë: Të ndalë dominimin e Bayern dhe të shpallet kampion në Bundesligë. Trajneri Lucien Favre dhe të besuarit e tij do të nisin një tjetër sulm për të rrëmbyer titullin, pas dështimit sezonin e fundit.

Trajnerit Favre shpreson që skuadra të mos përsëritë gabimet e sezonit të kaluar, kur në fazën e dytë shpërdoroi një avantazh prej 6 pikësh që kishte në fund të fazës së parë. “Sezoni i fundit ishte leksioni më i rëndësishëm i jetës time. Kuptova e mësova shumë gjëra”, tha Favre për “Bild”.

Borussia ne stervitje

Më 19 korrik, skuadra e Dortmund do të luajë miqësoren ndaj Liverpool, kampionëve të Europës. “Këto ndeshje janë të rëndësishme, testi më i mirë për të parë dhe kuptuar situatën. Janë disa blerje të reja që duhen testuar. Gjithsesi, mendoj se kam një ekip më të mirë se vjet”, tha Favre.

Trajneri mendon se blerjet e reja dhe ekzistenca e një grupi të konsoliduar do ta ndihmojnë për të fituar titullin sezonin e ri. “Të gjithë besojmë dhe luajmë për titullin. Ndaj nuk duhet të zhgënjejmë. Këtë vit presioni është më i madh, por do të dimë si të fitojmë dhe ndalin Bayern”, tha Favre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit