Borussia interesohet për sulmuesin 40-milionësh

16 Prill 2019
18:41
back button

Michy Batshuayi ka shpërthyer te Borussia Dortmund në fazën e dytë të sezonit të kaluar. 

Nëntë gola ka shënuar ai në 14 paraqitje, prandaj Dortmund, sipas Sunday Express, kërkon ta rikthejë në skuadër belgun. 

Batshuayi është huazuar te BVB nga Chelsea për gjashtë muaj, më pas Blues e dërguan te Valencia, por ai nuk bindi në Spanjë. 

Valencia e riktheu te Chelsea, që e huazoi te Crystal Palace, klubi aktual i lojtarit. 

Kontrata e tij skadon në verën e 2019 dhe thuhet se sulmuesi do të largohet përfundimisht nga Chelsea në fund të sezonit.

Ai mund t’i kushtojë rreth 40 milionë euro gjermanëve, ajo është shuma që do të kërkojë klubi londinez. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit