Boston 9 fitore radhazi dhe dominim në NBA, triumfojnë edhe Golden State, Miami e Milwaukee

28 Shkurt 2024
8:17
Telesport
back button

Fitorja e nëntë radhazi për Boston në NBA, që mposhti 117-99 Philadelphia, duke konsoliduar pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes. Brown me 31 pikë e Tatum me 29 pikë u dalluan për Celtics, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Maxey për miqtë.

Pa probleme fiton Milwaukee, që falë 47 pikëve të dyshes Antetokounmpo-Lillard mposhti 123-85 Charlotte. Jashte fushe fiton Miami, që mundi 106-96 Portland, ndeshje me rivalitet, ku për miqtë u dallua Butler, autor i 22 pikëve.

Minnesota mbron kreun e renditjes në Perëndim, pas fitores 114-105 ndaj San Antonio. Edwards me 34 pikë bëri diferencën në fushë për vendasit. Të njëjtin ritëm ruan edhe Oklahoma, që mundi 112-95 Houston, ndeshje ku u dallua Alexander Shai, me 31 pikë.

Vijon momenti i mirë për Golden State, që falë 25 pikëve të Klay Thompson mundi 123-112 Washington. Fitore në sekondat e fundit arriti Cleveland, që mundi 121-119 ndaj Dallas, me Mitchell protagonist, autor i 31 pikëve, ndërsa 45 pikët e Doncic për teksanët nuk mjaftuan.

NBA-Rezultatet e sotme

Cleveland – Dallas, 121-119

Orlando – Brooklyn, 108-81

Washington – Golden State, 112-123

Atlanta – Utah Jazz, 124-97

Boston – Philadelphia, 117-99

New York – New Orleans, 92-115

Chicago – Detroit, 95-105

Milwaukee – Charlotte, 123-85

Minnesota – San Antonio, 114-105

Oklahoma – Houston, 112-95

Portland – Miami, 96-106

Lajme të tjera

Lajmet e fundit