Boston bën ligjin në NBA, Giannis nuk mjafton për Bucks, “OK” Warriors e Nets

24 Nëntor 2022
9:23
Telesport
back button

Boston mbetet skuadra më e mirë në NBA këtë sezon, duke korrur sot fitoren e 14-të. Celtics mposhtën 125-112 Dallas, sfidë ku 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Më të mirët ishin Tatum me 37 pikë e 13 rebound si dhe Brown me 31 pikë, duke i bërë të pavlefshme 42 pikët e Luka Doncic për miqtë.

Ekipi kampion i Golden State fitoi 124-107 ndaj Clippers, në një përballje të dominuar nga vendasit. Wigginis me 31 pikë e Curry me 22, bënë diferencën në parket. Skuadra e Milwaukee zhgënjen sërish, duke u mundur 118-113 në fushën e saj nga Chicago. Giannis realizoi 36 pikë e 11 rebound, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Bulls u dallua DeRozan po me 36 pikë.

Jashtë fushe fiton Brooklyn, që mundi 112-98 Toronto, sfidë ku u dallua Irving me 29 pikë. Detroit, falë 23 pikëve të Bogdanovic, mposhti 125-116 Uah Jazz, ndërsa Charlotte triumfoi 107-101 ndaj Philadelphia (Rozier 22 pikë). Pas kohës shtesë fiton Denver, që mundi 131-126 Oklahoma (Jokic 39 pikë e 10 rebound).

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Philadelphia, 107-101

Cleveland – Portland, 114-96

Indiana – Minnesota, 101-115

Atlanta – Sacramento, 115-106

Boston – Dallas, 125-112

Miami – Washington, 113-105

Toronto – Brooklyn, 98-112

Milwaukee – Chicago, 113-118

Oklahoma – Denver, 126-131

San Antonio – New Orleans, 110-129

Utah Jazz – Detroit, 116-125

Golden State – Clippers, 124-107

Lajme të tjera

Lajmet e fundit