Boston bën mrekullinë kur duhej edhe 0.1 sekondë lojë, barazon serinë me Miami

28 Maj 2023
8:37
Telesport
back button

Boston fitoi 104-103 ndaj Miami në finalen e gjashtë play off në Konferencën e Lindjes, duke barazuar 3-3 serinë e ndeshjeve. Ajo që dukej e pamundur tashmë është bërë realitet, pasi Boston arriti të barazojë serinë teksa ishte në disavantazh 0-3 pas tri takimeve të para.

Madje fitorja e sotme është edhe më e pabesueshme, pasi erdhi kur duhej edhe 0.1 sekondë që të përfundonte koha e rregullt. Një rebound i kapur nga White (11 pikë) dhe kthyer në kosh i dha fitoren skuadrës mike, ndërkohë që edhe pamjet televizive konfirmuan se koshi ishte i rregullt.

Boston besoi deri në fund te fitorja dhe ia doli mbanë, ndeshje ku për miqtë u dalluan Tatum me 31 pikë e 12 rebound si dhe Brown me 26 pikë e 10 rebound. Për Miami, të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë (Butler 24 pikë e 11 rebound), por që s’mjaftuan. Ndeshja e shtatë dhe e fundit luhet në fushën e Boston.

NBA-Konf.Lindje, Play off-Finale

Boston – Miami, 104-103 (3-3)

NBA-Konf.Perëndim, Play off-Finale

Denver – Lakers, (4-0)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit