Boston dhuron spektakël e mposht Miami, barazon serinë e finaleve

20 Maj 2022
8:16
Telesport
back button

Boston Celtics fitoi sot 127-101 ndaj Miami Heats në sfidën e dytë play off të vlefshme për Konferencën e Lindjes, duke barazuar 1-1 shifrat. Ndryshe nga përballja e parë, kjo e sotmja u dominua nga miqtë, që fituan me meritë në fushën e Heat.

Tatum realizoi 27 pikë, mbështetur edhe nga Brown me 24 pikë e Smart me 24 pikë e 12 asist, një trio që bëri diferencën në parket. Të rëndësishme në këtë fitore edhe 37 pikët që erdhën nga lojtarët e stolit për Boston.

Miami zhgënjeu, duke mos shfrytëzuar ashtu si duhet faktorin fushë. Butler realizoi 29 pikë, duke qenë edhe shënuesi më i mirë i ndeshjes, por i pambështetur nga pjesa tjetër e skuadrës. Dy sfidat e radhës do të luhen në fushën e Boston.

Konferenca e Lindjes-Finale play off

Miami – Boston, 102-127 (1-1)

Konferenca e Perëndimit-Finale play off

Golden State – Dallas, (1-0)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit