Boston fiton duelin e kreut me Philadelphia dhe udhëheq në Lindje, Denver komandon në Perëndim

2 Dhjetor 2023
9:39
Telesport
back button

Boston triumfoi 125-119 ndaj Philadelphia në duelin e kreut në Konferencën e Lindjes në NBA, ku udhëheq e vetme me 15 fitore e 4 humbje. Ndeshje me rivalitet dhe emocione, ku për Celtics 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (të gjithë titullarët). Fiton edhe Orlando, 130-125 ndaj Washington, ndeshje ku u dallua Wagner me 31 pik2.

Denver ngjitet në vendin e parë në Perëndim pas fitoers 119-111 në fushën e Phoenix, dy ekipe pretendente për titull. Për kampionët u dalluan Jokic me 21 pikë e Jackson me 20 pikë. Zhgënjen ekipi i Dallas, që u mund 108-94 në fushën e tij nga Memphis, sfidë ku diferencën e bëri Bane me 30 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Orlando – Washington, 130-125

Boston – Philadelphia, 125-119

Dallas – Memphis, 94-108

Toronto – New York, 106-119

New Orleans – San Antonio, 121-106

Phoenix – Denver, 111-119

Lajme të tjera

Lajmet e fundit