Boston favorit humbet sfidën me Indiana, Pelicans “leksion” rivalëve të Sacramento

5 Dhjetor 2023
8:17
Telesport
back button

Dy ndeshje të luajtura sot në NBA dhe surprizat nuk kanë munguar.

Boston humbi 122-112 ndaj Indiana, sfidë me rivalitet dhe emocione. Tatum me 32 pikë e Brown me 30 u përpoqën t’i japin fitoren Boston, por pa sukses. Për Indiana, 7 lojtarë realizuan mbi 12 pikë, ku u dallua Haliburton me një “triple double” (26 pikë, 10 rebound, 13 asist).

Fiton edhe skuadra e New Orleans, që mundi 127-117 Sacramento, ndeshje e fituar me meritë nga miqtë. Të gjithë titullarët e Pelicans realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Ingram, autor i 30 pikëve. Sabonis realizoi një “triple double” për Sacramento (26 pikë, 13 rebound, 10asist), por që mbetën për statistikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit