Pas një kalvari që zgjati dy javë, skuadra e Miami Heat është shpallur sot kampione në Konferencën e Lindjes. Ekipi nga Florida mundi 103-84 Boston në ndeshjen e shtatë finale, duke fituar 4-3 serinë. Një sukses që dërgon Miami në “the finnals”, ku do të përballet me Denver (kampion në Perëndim) për titullin në NBA.
Miami arriti të rikthehet te fitorja pas tri humbjesh radhazi, duke mposhtur Boston në shtëpinë e këtij të fundit. Celtics që u bënë protagonistë të një rikuperimi fantastik (nga 0-3 në 3-3), nuk arritën të kompletojnë edhe hapin e fundit edhe pse luanin në fushën e tyre dhe ishin më të motivuar se rivalët.
Ndeshja e sotme u komandua nga Miami, ku Jimmy Butler realizoi 28 pikë, mbështetur edhe nga Caleb Matrin me 26 pikë e 10 rebound. Në kahun tjetër, për Boston, u dalluan Broën me 19 pikë e White me 18, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Për Miami nis festa, por ka vetëm dy ditë për të përgatitir finalen e parë.
NBA-Konf.Lindje, Play off-Finale
Boston – Miami, 84-103 (3-4)
NBA-Konf.Perëndim, Play off-Finale
Denver – Lakers, (4-0)